VIDEO/ Afrohet pranë automjetit dhe i vendos flakën bimëve, momenti kur 38 vjeçari djeg qëllimisht një makinë! Shoqërohej nga…

Një 38-vjeçar është arrestuar pasi ka djegur qëllimisht një automjet ditën e djeshme, në aksin “Vorë-Maminas”.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur për motive të dobta dhe i riu shoqërohet në atë moment nga një 54-vjeçar, i cili u mor nën hetim.

38-vjeçari me iniciale F. K., ndezi zjarr te bimët në afërsi të automjetit të parkuar të shtetasit M. Gj., dhe si pasojë makina e këtij të fundit, u dogj pjesërisht.

Njoftimi i policisë:

Vorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Motivi”. Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti, kryer ditën e djeshme, në aksin “Vorë-Maminas”, për motive të dobëta.

Identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i rastit.

Vihet në hetim 54-vjeçari që e shoqëroi atë, gjatë krimit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, menjëherë pas njoftimit se në aksin rrugor “Vorë-Maminas”, po digjej një automjet, organizuan punën për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar përgjegjësin/t.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “Motivi”, u identifikua dhe u vu në pranga shtetasi F. K., 38 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta, ndezi zjarr te bimët në afërsi të automjetit të parkuar të shtetasit M. Gj.. Si pasojë automjeti i këtij të fundit, u dogj pjesërisht.

Nga hetimet e mëtejshme ka rezultuar se 38-vjeçari shoqërohej gjatë kryerjes së krimit, nga shtetasi A. D., 54 vjeç, për të cilin nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.