Avokati Redi Ramaj ishte mbrëmjen e sotme në studion e Log. në News24, teksa komentoi ngjarjen e rëndë pasditen e sotme ku u vra një gjyqtar në sallën e gjyqit kur po jepte vendimin në fund të seancës në Apel.
Ramaj theksoi se një ngjarje e tillë ishte e paralajmëruar më parë, pasi ka shumë presion dhe mllef nga politika dhe shoqëria ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Më tej ai shtoi se një situatë e tillë u krijua edhe pas bashkimit të Apelit të gjithë rretheve në Tiranë.
Redi Ramaj: Prej vitesh është në sistem. Pasi ka ndërruar jetë nuk di për asnjë gjyqtar siç tha dhe Klodi, nuk ka vëmendje të shtuar çdokush nga institucionet që duhet t’i mbrojë. Ky gjyqtar prej vitesh në sistem, anëtar i Apelit të Shkodrës i ardhur në Tiranë pasi u shkri Apeli. Gjykonte deri në orën 6 7 pasdite për stokun e dosjes që ka Apeli. Dhe çështja e sotme ishte e viteve të hershme. Gjithë këto situata janë thënë paralajmëruar nga shumë institucionet por nuk është marrë asnjë masë. Kjo gjykatë jo vetëm Apeli, punon në kushtet të vështira. Salla ku ka ndodhur është një sallë, shumë e vogël. 6 metra katrorë.
Problematika e gjyqësorit është shumë më e madhe. Bashkimi i Apelit sjell këto lloj situatash. Jo vetëm nuk ka kushte por ka stok, por mllefi i qytetarëve përballet me këto gjyqtarë. Sulmi i vazhdueshëm i politikës, institucionet që duhet të qeverisin gjyqësorin dhe të marrin masa, mund të kemi kritika, mllefe sharje dhe fyerje deri në pikën që të thuash janë më të shiturit në Shqipëri. Është paralajmëruar me kohë, u vra avokati Ravik Gurra në vitin 2017 thanë jo i lidhur me banda. Gjithë avokatët janë në kërcënim. Prokurorët përballen me njerëz që kryejnë vepra penale. Institucionet që kanë detyrën të përballin janë të pasigurt.



