Skip to content

VIDEO/ ABC News brenda sallës ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja. Heshtje dhe lule në gjykatë

Një ditë pas ngjarjes së rëndë, të së hënës, në Gjykatën e Apelit ka pllakosur heshtja. ABC sjell sjell pamjet në sallën e  gjyqit, një ditë pas krimit që tronditi opinionin publik, ku  në vendin u vra i ndjeri Astrit Kalaja, janë vendosur lule.

Në krye të detyrës,  gjyqtari i Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja u ekzekutua me armë zjarri ndërsa ngjarja tronditëse ka autor 30-vjeçarin Elvis Shkëmbi.

Si pasojë e plagëve të marra, gjyqtari ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa të plagosur kanë mbetur babë e bir, Rakip e Ervis Kurtaj, palë në procesin gjyqësor.

Pas krimit, autori ka dalë tek dera e gjykatës, ku I ka konfirmuar patrullës se ishte ai autori i vrasjes duke thënë ndër të tjera se ka qenë i detyruar ta kryejë për shkak se i është bërë padrejtësi.

Gjyqtari Astrit Kalaja i cili u qëllua për vdekje këtë të hënë është emëruar si gjyqtar në vitin 1993. Kalaja ka shërbyer edhe si Zv.Kryetar i Gjykatës së Apelit Shkodër, gjyqtar pranë kësaj gjykate dhe gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Shkodër. Kalaja u konfrmua në detyrë në vitin 2019 duke kaluar procesin e Vettingut.