Skip to content

“I hodhi çelësat në det”/ Vrasja e gjyqtarit brenda në sallë, SHPËRTHEN avokati: Fisi Shkambi veproi si grup kriminal

X8gQiXKr ghfh sd

Avokati Saimir Visha e konsideron ngjarje tepër të rëndë vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në krye të detyrës.

Avokati Visha u shpreh se pavarësisht se autor i vrasjes ishte Elvis Shkambi, sipas tij, i gjithë fisi ka vepruar si grup kriminal pasi mund të kenë nxitur autorin.

Sa i përket autorit Elvis Shkambi, Saimir Visha theksoi se nuk i shpëton dot burgimit të përjetshëm me aktin që ka kryer.
  • “Ne si Shoqatë e Avokatëve Penalistë jemi të shqetësuar. Nuk është ngjarje e rëndë, është ngjarje e jashtëzakonshme nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës që me shpalljen e vendimit, gjykatësi të vritet. Gjykatësi është i plotfuqishëm, nëse dikujt nuk i plotësohet interesi në bazë të vendimit të gjykatës, t’i drejtohet një gjykate tjetër, por jo të veprojë forca e kanunit. Të vijë nga Shkodra për të vrarë në Tiranë, kjo është çmenduri që kalon çdo lloj limit njerëzor. Pavarësisht se janë brenda të njëjtit fis, kanë vepruar si një grup kriminal, që nga nxitja, kjo është marrëveshje brenda fisit të tyre, kanë apo s’kanë të drejtë këtu nuk mund ta zgjidhë arma, mund ta zgjidhë ligji por në kohën e duhur. Astrit Kalaja, miku im, është vrarë në rrethana cilësuese. Ai ka burgim të përjetshëm, i ka hedhur çelësat në det, nuk ka as gjykim të shkurtuar. Është një çështje tepër e vështirë, komplekse dhe shpejt e zgjidhshme”, tha avokati Visha.