Në Qendrën e Riciklimit të Mbetjeve në Berat, së bashku me Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, z. Ervin Demo, Ministrin e Mjedisit, z. Sofjan Jaupaj, përfaqësues të Ambasadës Suedeze dhe drejtues të AKEM, që panë nga afër rezultatet e para të këtij projekti novator.
Shifrat janë premtuese:
Në vetëm 9 muaj, janë mbledhur 123 ton mbetje të riciklueshme, dhe gjysma e tyre tashmë janë shitur!
Falë mbështetjes së Suedisë dhe menaxhimit të përkryer nga Bashkia Berat, ky projekt pilot po shndërrohet në një histori suksesi.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt ekonomisë qarkulluese dhe një qyteti turistik më të pastër, në përputhje me standardet e BE-së.







