Skip to content

Me armë në makinë, tentoi t’u shpëtonte Forcave Shqiponja/ Lihet në burg Imer Krrasha: Marr mjekime për ankthin

640 0 d48dae7e9acd0762f1d8a4bca5f674f3

Policia ka lënë në burg 31-vjeçarin Imer Krrasha, i cili me armë në makinë tentoi që t’u largohej kontrollit Forcave Shqiponja. Gjatë tentativës për t’u arratosur, më 5 tetor, në rrugën nga Liqeni i Thatë për te zona e TEG-ut, ai përplasi 7 makina dhe një automjet, kur për pasojë mbeti i plagosur një polic, i cili ishte jashtë detyrës.

Para togave të zeza ai tha se prej kohësh vuante nga ankthi dhe depresioni, ku merrte dhe mjekime. Ai u shpreh i penduar për ngjarjen dhe shprehu gatishmërinë për të shpërblyer personat e dëmtuar.

“Jam penduar për ngjarjen. Kam qenë në gjendje paniku dhe ankthi, nëna më vuan nga kanceri, ndërsa babai më ka ndërruar jetë pak kohë më parë të cilën e kam përjetuar keq. Kam qenë në gjendje ankthi dhe paniku. Marr mjekime për ankthin dhe depresionin. Kam qenë në gjendje të rënduar. Marr përsipër të dëmshpërblej pasojat e veprimeve të mia, të paguaj dëmet ndaj personave që janë lënduar apo dëmtuar mjetet”, ka thënë Imer Krrasha.