Opozita do të protestojë sërish këtë të enjte duke bllokuar akset kryesore të rrugëve.
Protesta do të zhvillohet në orën 18:00 ndërsa do të përshkallëzohet në të 12 qarqet e vendit.
Sipas opozitës bllokimi I akseve rrugore vjen si një intesifikim dhe përshkallëzim I mosbindejs civile.
Ndërkohë në orën 11:00 opozita e bashkuar do të prezantojë një program të detajuar me detyrat që do të ketë qeveria tranzitore.
Akset që do të bllokohen:
Qarku Kukes – Ura e Drinit ne hyrje Rruges Kombit.
Qarku Shkoder – Rruga Shkoder-Koplik
Qarku Lezhe – Mbikalimi Milot
Qarku Diber – Ura ne kryqezimin Burrel – Rreshen- Klos.
Qarku Durres – Plepa, ne hyrje te Autostrades
Qarku Tirane – Sheshi Shqiponja
Qarku Elbasan – Mbikalimi Bradashesh
Qarku Korçe – Hyrja, rruga nacionale e Korçës
Qarku Gjirokastër – kryqezimi i Rruges Permet-Tepelene – Gjirokaster .
Qarku Fier- Rruga nacionale tek Ura Mbrostar.
Qarku Berat ne Ura Vajgurore, aksi Berat – Ura Vajgurore.
Qarku Vlorë – Hyrja e superstrades Vlore – Levan
