Skip to content

VKM/ Qeveria shkarkon prefektin e Fierit dhe atë të Vlorës, ja kush i zëvendëson

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave vendosi për lirimin e detyrave të prefektit të Qarkut Fier dhe Prefektit të Qarkut Vlorë.

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka mbetur për shkarkimin e detyrave të prefektit të Qarkut Fier, Arben Çuko.

Çuko do të zëvendësohet në këtë detyrë nga Anduel Xhindi.

Po ashtu, qeveria liroi nga detyra edhe prefektin e Qarkut Vlorë, Plator Nesturi, duke e zëvendësuar me Evis Allushin, më herët kandidatët për deputetin e Partisë Socialiste.

V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË FIERIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të  ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Arben Çuko, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Anduel Xhindi emërohet prefekt i Qarkut të Fierit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË VLORËS

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të  ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Plator Nesturi, prefekt i Qarkut të Vlorës, lirohet nga kjo detyrë.

2. Znj. Evis Allushi emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA