Skip to content

Aksident në Fier! Përplasen dy automjete, njëra prej tyre përfundon në kanal/Raportohet për dy të lënduar

WhatsApp Image 2025 10 08 at 19.59.43

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën e spitalit Memorialit në Fier.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Mercedes “dhe një “Toyota.”

Si pasojë e përplasjes, njëra prej makinave ka përfunduar në kanal, ndërsa tjetra ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme.

Dy persona kane mbetur të lënduar dhe janë dërguar për mjekim në spitalin rajonal Fier, ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit.