Skip to content

Moti për ditën e enjte, 2 maj 2019!

Kthjellime dhe vranësira dominojnë territorin, ku herë pas herë do të ketë zhvillim i tyre duke gjeneruar shira afat-shkurtër. Pjesa e dytë e ditës përmirëson dukshëm kushtet e motit duke bërë që kthjellimet të jenë prezente në të gjithë vendin.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat e tyre ditore nga 7°C deri në 24°C. Era do fryjë e lehtë dhe mesatare duke arritur shpëjtësine maksimale 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor. Për pasojë në brigjet detare krijohet dallgëzim 2 apo 3 ballë.