Vendimi i Këshillit të Ministrave/ Ndryshime në drejtimin e prefekturave, ja kush emërohet

Në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave bëri ndryshime sa i përket drejtuesve të prefekturave në dy qarqe.

Në qarkun e Fierit, është liruar nga detyra prefekti Arben Çuko, ndërkohë është emëruar në këtë pozicion Anduel Xhindi.

Sakaq, në qarkun e Vlorës, është liruar nga detyra prefekti Plator Nesturi, si dhe është emëruar në vend të tij Evis Allushi.