
Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla ka propozuar kalimin në votim të të çështjeve që ishin sot për shqyrtim, pasi sipas tij opozita dëshiron që të ketë tensione dhe të mos kalohet në këtë rendin e ditës.
“Kanë ndodhur shumë gjëra dot, keni përjashtuar nga e drejta e fjalës një deputet. Konstatoj se pjesa tjetër e sallës nuk do të hyjnë në rendin e ditës, propozoj kalimin në votim. Hidhe në votim”, tha ai.Ndërkohë kreu i Kuvendit Niko Peleshi ka njoftuar 10 minuta pushim, me shpresën që sipas tij atmosfera në Kuvend të kthehet në normalitet dhe seanca të vijojë sipas rendit të ditës.



