
Në dosjen e “Bankers”-it, e cila kaloi nga Fieri në Prokurorinë e Posaçme si pjesë e një organizate kriminale janë zbuluar kompani të cilat dyshohen se kanë realizuar transferime të dyshimta parashë.
Një episod ka të bëjë me subjektin “Tetra sh.p.k.”, me NIPT K72017027P, ku sipas Prokurorisë rezulton se ka transferime të dyshimta aksionesh para se të hynte personi nën hetim Leonidha Çobo si aksioner.
Me datën 03.10.2022 me anë të një kontrate dhurim-kuotash i kalon aksioneri Sokol Qeraxhiu 9% të aksioneve aksionerit tjetër Genci Likoskedaj.
Më tej, me datën 20.12.2022 aksioneri Sokol Qeraxhiu i dhuron 20 % të aksioneve ortakut tjetër Genci Likoskendaj.
Më vonë, me datë 07.03.2023 është bërë mbledhja e asamblesë për miratimin e shitjes së 20 % të kuotave nga aksioneri Sokol Qerashiu dhe kontrata për shitjen e kuotës është bërë me datë 27.03.2023.
Pasi është bërë aksioner 100% i aksioneve shtetasi Genci Likoskendaj, më datë 10.05.2023, ka marrë vendim për zvogëlim kapitali nga 162.125.576 në vlerën 8,425,115.2 lekë personit nën hetim Leonidha Çobo. I hetuari, Leonidha Çobo, u bë aksoner i një kompanie me të ardhura shumë të larta vjetore, e cila është bërë pjesë e tregut dhe më datë 24.05.2007, me një vlerë krahasimisht të vogël me emrin që gëzon shoqëria në treg dhe të ardhurat e gjeneruara vjetore prej vitesh. oranews



