Banorët e Kodër Babrrusë në Tiranë kanë bërë një denoncim në News24 për kompaninë “KAYO”.
Ata denoncojnë se kompania “KAYO” po kërkon t’u marrë tokat për të ndërtuar një fabrikë municionesh në atë zonë.
Bëhet fjalë për një truall i cili në kohën e monizmit ka qenë repart ushtarak. Por banorët deklarojnë se trualli ka qenë tokë e tyre përpara se të ndërtohej reparti ushtarak në atë zonë në kohën e komunizmit.
“Përpara se të ndërtohej ky repart ushtarak kjo ka qenë pronë e familjes Dervishi me hipotekë, e blerë me napolona ari në vitin 1929, për të cilin unë disponoj dokumenta. Të gjitha dokumente me vulë në vitin 1929. Ndërkohë kemi marrë dhe dokument të freskët fare të kadastra digjitale. Vërtetim pronësie e para vitit 1946, përpara reformës agrare“, u shpreh njëri prej pronarëve të truallit, Dritan Dervishi.
Me dokumente me vulë e firma nga institucionet zyrtare, Dervishi thotë se ai është pronar i truallit .
“Ça është ky KAYO, ta dimë ne ça është ky. Si të vijë firma KAYO të ndërtojë te toka jonë dhe ne të presim të thotë ik e merru me shtetin. Si do merrem me shtetin unë kur unë jam pronar. Hipoteka më ka kthyer përgjigje që unë jam pronar”, tha Dervishi.
Dritan Dervishi: Kjo pronë ka qenë repart ushtarak në vitet e komunizmit. Përpara se të ndërtohej ky repart ushtarak kjo ka qenë pronë e familjes Dervishi me hipotekë, e blerë me napolona ari në vitin 1929, për të cilin unë disponoj dokumenta. Të gjitha dokumente me vulë në vitin 1929. Ndërkohë kemi marrë dhe dokument të freskët fare të kadastra digjitale. Vërtetim pronësie e para vitit 1946, përpara reformës agrare…Ça është ky KAYO, ta dimë ne ça është ky. Si të vijë firma KAYO të ndërtojë te toka jonë dhe ne të presim të thotë ik e merru me shtetin. Si do merrem me shtetin unë kur unë jam pronar. Hipoteka më ka kthyer përgjigje që unë jam pronar. Si do merrem me shtetin. Unë se njoh fare atë. Unë njoh dokumentin zyrtar që thotë që unë jam pronar legjitim. Si do iki unë, ku do iki.
