Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, doli sot në një konferencë për mediat ku iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me ngërçin e zhvillimit të zgjedhjeve në bashkinë e Tiranës, pasi Gjykata Kushtuese pezulloi dje (9 tetor) dekretin e presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e 9 nëntorit në Bashkinë Tiranë.
Celibashi u pyet se nëse në datë 31 tetor Gjykata Kushtuese vendosë ta quajë të ligjshëm dhe ta aprovojë dekretin e presidentit Begaj, kur mund të zhvillohen zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, amund të bëhen ato në 9 nëntor apo në një datë tjetër?
Në replikën e tij Celibashi tha se procesi i përgatitjes së zgjedhjeve të pjesshme kërkon një kohë ta caktuar.
Celibashi tha se në kodin zgjedhor përcaktohet qartë se zgjedhjet nuk mund të zhvillohen më parë se 30 ditë nga momenti ku është njoftuar vakanca dhe jo më vonë se 45 ditë nga ky moment.
Kjo fo të thotë se periudha minimale për të përgatitur procesin zgjedhor në rastin e zgjedhjeve të pjesshme do të jetë 30 ditë nga momenti i njoftimit të vakancës, tha kreu i KQZ-së.
“Data 31 tetor nga pikëpamja e asaj se çka mund të prodhojë si pasojë juridike nuk lidhet me datën në vetvete. Procesi i përgatitje së zgjedhjeve të pjesshme kërkon një kohë ta caktuar, në kodin zgjedhor përcaktohet qartë se zgjedhjet nuk mund të zhvillohen më parë se 30 ditë nga momenti ku është njoftuar vakanca dhe jo më vonë se 45 ditë nga ky moment. Që do të thotë se periudha minimale për të përgatitur procesin zgjedhor në rastin e zgjedhjeve të pjesshme do të jetë 30 ditë nga momenti i njoftimit të vakancës”, u shpreh Celibashi.
Sakaq ai theksoi se në mungesë të këtyre 30 ditëve kjo nuk e bën të pamundur zhvillimin e procesit zgjedhor në bashkinë e Tiranës në datën 9 Nëntor. Celibashi tha se procesi përgatitor i zgjedhjeve në njesi zgjedhore të caktuara nuk lidhet vetëm me zhvillimin e fushatës zgjedhore
“Nuk është vetëm kjo. Procesi përgatitor zgjedhjeve në njesi zgjedhore të caktuara nuk lidhet vetëm me zhvillimin e fushatës zgjedhore. Fushata zgjedhore mund të jetë, 5 ditë, 6 ditë, 7 ditë është kompetencë e KQZ për ta vendosur se sa mund të jetë periudha e fushatës zgjedhore”, tha Celibashi.
LEXO EDHE: Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin për zgjedhjet në Tiranë, reagon kreu i KQZ: Kemi ndërprerë të gjitha përgatitjet për procesin në kryeqytet
Pyetje: Në kuadër të diskutimit, nëse në datë 31 tetor Gjykata Kushtuese vendosë ta quajë të ligjshëm dhe ta aprovojë në një farë mënyre dekretin e presidentit Begaj, kur mund të kemi zgjedhje për Bashkinë e Tiranës? A mund të bëhen ato në 9 nëntor?
Celibashi: Se çfarë do të ndodhi nëse Gjykatat Kushtetuese merr një vendim apo një vendim tjetër nuk do preferoja ta bëja sepse do isha në pozitën e një komentatori. Por në kapacitetin si kreu i KQZ vlen të them se: GJK ka caktuar datën 31 përt të vendosur mbi këtë çështje, që vendimi përfundimtra mund të jetë më datën 1 , 2, 3 këtë nuk e dimë akoma. Në çdo lloj version qoftë KQZ, qoftë Keshilli i Ministrave , qoftë Presidenti do të shohin nëse do ketë vend për secilin prej këtyre institucioneve për të ndërmarrë një veprim të caktuar. As nuk më lejohet të flisja se çfarë në një situatë hipotetike do duhet të bënte presidenti, apo se çfarë duhet të bënte Keshilli i Ministrave në varësi të ndonjëri prej opsioneve të vendimi të Gjykates Kushteuese.
Data 31 tetor nga pikëpamja e asaj se çka mund të prodhojë si pasojë juridike nuk lidhet me datën në vetvete. Procesi i përgatitje së zgjedhjeve të pjesshme kërkon një kohë ta caktuar, në kodin zgjedhor përcaktohet qartë zgjedhjet nuk mund të zhvillohen më parë se 30 ditë nga momenti ku është njoftuar vakanca dhe jo më vonë se 45 ditë nga ky moment.
Që do të thotë se periudha minimale për të përgatitur procesin zgjedhor në rastin e zgjedhjeve të pjesshme do të jetë 30 ditë nga momenti i njoftimit të vakancës.
Por as se si kjo nuk do të thotë se në mungesë të këtyre 30 ditëve kjo e bën të pamundur zhvillimin e procesit zgjedhor edhe na bashkinë e Tiranës në datën 9. Nuk është vetëm kjo. Procesi përgatitor zgjedhjeve në njesi zgjedhore të caktuara nuk lidhet vetëm me zhvillimin e fushatës zgjedhore. Fushata zgjedhore mund të jetë, 5 ditë, 6 ditë, 7 ditë është kompetencë e KQZ për ta vendosur se sa mund të jetë periudha e fushatës zgjedhore.