Skip to content

Siguria në gjykata, Begaj pret Dumanin/ Kreu i Shtetit, konsultime me drejtues të institucioneve të drejtësisë

Pas vrasjes së gjykatësit Astrit Kalaja në krye të detyrës, gjatë një seance në Gjykatën e Apelit, Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka pritur në një takim në Presidencë krerët e institucioneve të drejtësisë për sigurinë në gjykata.

Në takim ishte kreu i Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Apelit dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK), Altin Dumani.