Skip to content

Alarm global?! NATO nis stërvitjen bërthamore më 13 tetor/ Rutte: Do mbrojmë çdo aleat nga çdo kërcënim

rutter sd

Baza ajrore Volkel në Holandë është një nga pikat kryesore ku do të zhvillohet stërvitja vjetore bërthamore e NATO-s “Steadfast Noon”, e cila do të nisë më 13 tetor.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë vizitës së tij në këtë bazë më 18 shtator, tha se stërvitja është thelbësore për të ruajtur besueshmërinë, sigurinë dhe efektivitetin e parandaluesit bërthamor të aleancës.

Sekretari i Përgjithshëm shtoi se stërvitja dërgon një sinjal të qartë çdo kundërshtari të mundshëm:
“Ne do t’i mbrojmë dhe do t’i mbrojmë të gjithë aleatët tanë nga çdo kërcënim”.
Stërvitja “Steadfast Noon” është një demonstrim i aftësisë parandaluese bërthamore të NATO-s, por në të nuk përdoren armë bërthamore.
“Uroj suksese të gjithë pjesëmarrësve. Kjo stërvitje është shumë e rëndësishme”, përfundoi Sekretari i Përgjithshëm.