Skip to content

Aksident në aksin Fier-Berat, 30-vjeçari çohet me urgjencë në spital

Fier berat

Një aksident ka ndodhur në aksin Fier-Berat, ku si pasojë ka përfunduar në spital një 30-vjeçar.

Sipas burimeve, 30-vjeçari A.G drejtuesi i makinës tip Toyota, është transportuar me urgjencë në Spitalin e Lushnjës.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia rrugore dhe zjarrfikësit.

Policia e vlerësoi rrethanat e aksidentit dhe dyshon se njëri prej drejtuesve të mjeti ka qenë me shpejtësi të lartë.