
Tirana do të jetë sonte skena e një prej eventeve më të mëdha të boksit profesionist në rajon – “Fury 5”, që zhvillohet në Parkun Olimpik “Feti Borova”. Ndeshjet do të transmetohen live në Fax News, duke sjellë emocione të forta për të gjithë sportdashësit shqiptarë.
Kryefjala e mbrëmjes është përballja e shumëpritur Nelson Hysa (“The Albanian Eagle”) kundër Abel Pešut (“The Nightmare”), me titullin WBA World Championship Gold & WBO Global Championship në peshën e rëndë. Hysa, me një rekord të jashtëzakonshëm 23 fitore (21 me KO), kërkon të mbrojë krenarinë shqiptare përballë kroatit të pamposhtur me 17 fitore (17 me KO).
Në kartën kryesore të mbrëmjes zhvillohen edhe disa duele të tjera të rëndësishme, mes tyre:
• Bermeta vs Mbannuugu (WBA Intercontinental Championship)
• Uruci vs Reimsch (PFC European Welterweight Championship)
• Demneri vs Berchtold, Nurja vs Tarhan, Muslia vs Rojas, Hoxha vs Mtsinigkos
Ndërkohë, pjesa “Pre Elementary Card” nis që në orën 18:00, me përballje interesante si:
• Koci vs Sahin, Cullhaj vs Radulovic, Shkurti vs Maboko,
• si dhe përballjet e grave Lelo vs Maras, bashkë me Mema vs Kokdasli, Milun vs Janjanin, Cabreja vs Gerard.
