Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka votuar në Fakultetin Teknik në Prishtinë për zgjedhjet lokale që po zhvillohen në vend.

Osmani i bën thirrje të gjithë qytetarëve për të marrë pjesë në zgjedhje, si një pasqyrim i demokracisë së një shteti.“Sa më e madhe pjesëmarrja dhe sa më i rregullt procesi, aq më e fortë është demokracia jonë. Pres që ky të jetë një proces me rezultate në të mirë të qytetarëve tanë”, tha Osmani.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re