Të paktën katër persona u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën si pasojë e të shtënave masive në Karolinën e Jugut në SHBA.
Të shtënat ndodhën në një bar në ishullin St Helena në Qarkun Beaufort në orët e para të mëngjesit të së dielës, kur një person hapi zjarr ndaj turmës.
Ende nuk dihen rrethanat e të shtënave. Zyra e Sherifit të Qarkut Beaufort thotë se hetimi është duke vazhduar ndërsa detektivët punojnë për të identifikuar autorin dyshuarin/të dyshuarit.

Personat në gjendje kritike u transferuan në spitalet e zonës, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore nuk është njoftuar ende.
Identitetet e viktimave nuk do të bëhen të ditura derisa të njoftohen familjet e viktimave, thanë autoritetet.
“Ky është një incident tragjik dhe i vështirë për të gjithë. Ju lutemi të keni durim ndërsa vazhdojmë të hetojmë incidentin”, tha Zyra e Sherifit.
“Mendimet tona janë me të gjitha viktimat dhe të dashurit e tyre.”
