Skip to content

Tiranë/ Sherri mes të miturve në Bathore, si është gjendja shëndetësore e tyre

Tiranë- Pesë të mitur u përfshinë në një sherr një natë me parë, në Bathore. Pas përplasjeve, sherri degradoi në përdorimin e thikës. Si pasojë kanë marrë plagë të lehta.

Të plagosurit u transportuan te Trauma, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Pas mjekimeve të marra 3 prej të plagosurve lanë ambientet e spitalit në gjendje të mirë shëndetësore. Ndërsa dy të tjerët vijojnë nën monitorimin e bluzave të bardha.

Asnjë nga të plagosurit nuk përbën rrezik për jetën.