Grupi palestinez Hamas njoftoi këtë mëngjes emrat e 20 pengjeve që do të lirohen.
Shtatë prej tyre i janë dorëzuar Kryqit të Kuq në Gaza, sipas raportimeve të medias.
Pjesa tjetër po lirohet në zona të tjera të Rripit të Gazës.
Gjithashtu, sipas kushteve të dakordësuara në fazën e parë të marrëveshjes, Izraeli do të lirojë 250 palestinezë dhe 1,700 persona të arrestuar pas sulmit të 7 tetorit, pasi të konfirmojë se të gjithë pengjet kanë kaluar kufirin. /tesheshi.com/