Skip to content

Aksident në rrugën Lushnje-Berat, plagosen katër turistë

Një aksident ka ndodhur në rrugë Lushnje-Berat. Një furgon që transportonte turistët polakë drejt Beratit ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës nacionale Lushnje- Berat.

Katër prej turistëve kanë përfunduar në spitalin e Lushnjes dhe janë nën kujdesin e mjekëve.

Mësohet se drejtuesi i furgonit është në gjendje më të rëndë. Policia në vendngjarje po dokumenton këtë ngjarje për të gjetur dhe shkaqet e aksidentit në afërsi të fshatit Çiflik.

Sipas të dhënave të para dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin.