Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të marrë një afat prej dy javësh për t’u shprehur mbi pretendimet paraprake të palëve në procesin gjyqësor për çështjen e njohur si “Partizani”, ku mes tyre është Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi. Seanca e radhës është caktuar për datën 27 tetor.
Në këtë seancë ka folur i pandehuri Jamarbër Malltezi, i cili ka paraqitur argumentet e tij lidhur me pavlefshmërinë e disa akteve të hetimit.
Malltezi dhe mbrojtja e tij pretendojnë se një sërë veprimesh procedurale janë kryer në kundërshtim me ligjin dhe kërkuan rrëzimin e tyre.
Nga ana tjetër, SPAK ka kundërshtuar në mënyrë kategorike çdo pretendim të ngritur nga të pandehurit.



