
Përveç lirimit të pengjeve izraelite, gjatë ditës pritet të lirohen 250 palestinezë të burgosur dhe 1,700 të ndaluar nga Gaza nga autoritetet izraelite. Në mesin e të liruarve janë edhe 22 fëmijë.
Mediet izraelite raportojnë se të burgosurit po përgatiten për lirimin nga burgu Ofer në Bregun e pushtuar Perëndimor.
Sipas Zyrës së Informacionit për të Burgosurit Palestinezë, i pari nga 38 autobusët që transportojnë të burgosurit palestinezë të liruar ka arritur në Gaza, duke shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e lirimeve.



