Skip to content

Lefter Maliqi kundër “farës së keqe” në politikë: “Do të vij dita e ndëshkimit”

Politikani Lefter Maliqi ka reaguar me tone të forta ndaj kolegëve të tij, pa përmendur emra konkretë, përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai ka përdorur metaforën “I drejti zhytet por nuk mbytet” për të përshkruar situatën në politikë.

Në postimin e tij, Maliqi shprehet se “të paaftët kërkojnë me çdo kusht të mbysin të aftin”, duke akuzuar se me “servilizma, miqësi, intriga dhe joshje” ata përfitojnë padrejtësisht mbi të aftët dhe i luftojnë me çdo mënyrë.

“Por megjithëse të paaftët kanë pushtet të pamerituar me djersën e mundin e të aftit, është e sigurt që s’do ja dalin!”, shkruan Maliqi, duke paralajmëruar se çdo pabesi dhe keqpërdorim do të zbulohet dhe do të ketë ndëshkim.

Ai përfundon me një mesazh të fortë: “Çdo gjë i lihet Zotit! Ler të përpiqen me djallëzitë e tyre dhe me zemërligësitë, se do ju vij dita e ndëshkimit dhe turpërimit. Nuk u shuaka kjo farë e keqe në shoqëri, politikë e kudo!”

Ky postim ka ngjallur reagime të ndryshme në rrjetet sociale, duke shtuar tensionet brenda skenës politike.