Skip to content

“Po vidhen 120 milionë euro”- Jamarbër Malltez denoncon “Tigrat” e Ballukut dhe replikon me qytetarin: Uroj të kesh fituar ndonjë 2 lekësh

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi ka denoncuar jashtë ambienteve të SPAK, vjedhjen që po u bëhet shqiptarëve me “Tigrat” e Ballukut.

Sipas tij çdo ditë shqiptarëve u vidhen 80 mijë euro, ndësa deri tani janë vjedhur 120 milionë euro.

“Uroj që socialistët të kenë përfituar ndonjë gjë nga këto 120 mln euro që po vjedhin Balluku me Yuri Kim. 120 mln euro po vjedhin, çdo ditë vjedhin 80 mijë euro në ditë, deri tani ka shkuar në 120 milionë euro. Uroj që të kenë fituar edhe ata që i mbështesin ndonjë 5 lekësh”, tha Malltezi.

Por pas këtyre deklaratave ai u përball me një qytetar, i cili e pyeti: Po “vjehrri jot ka vjedhur gjë?”.

Qytetari: Yt vjehrr ka vjedhur gjë?

Malltezi: Po ta gjenin këta lapangjosat

Qytetari: Je dhe ti lapangjos edhe vjehrri jot

Malltezi: Jo mo të keqe! Urdhëro, ja ku i ke 120 milionë euro

Qytetari: Llafosu me ndonjë tjetër jo me mua

Malltezi: Uroj të kesh fituar ndonjë 2 lekësh nga këto 120 mln euro