Qarkullimi në Tiranë dhe në zonat hyrëse e dalëse të saj është rënduar ndjeshëm ditët e fundit, pas mbylljes së përkohshme të autostradës Tiranë–Durrës për shkak të punimeve të planifikuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, të njoftuara më 10 tetor.
Policia ka dale me nje deklarate ne lidhje me kete situate:
Për shkak të mbylljes së përkohshme të autostradës Tiranë–Durrës, për arsye punimesh, të njoftuar me datë 10.10.2025, nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, është krijuar trafik i rënduar në disa zona brenda kryeqytetit, si dhe në hyrje e dalje të tij.
Shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme ndodhen në çdo kryqëzim dhe segment kryesor rrugor, me qëllim menaxhimin dhe lehtësimin e qarkullimit.
Policia e Tiranës u bën apel drejtuesve të automjeteve të tregojnë durim, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e punonjësve të Policisë, si dhe të përdorin rrugë alternative, për të shmangur vonesat në lëvizje.

