Skip to content

Shqiptari grushton policët dhe tenton t’i marrë armën njërit prej tyre në përleshje! Trafikonte drogë në markete dhe parkingje

Policia italiane e Bolonjës arrestoi një shqiptar 20-vjeçar të dyshuar për trafik dhe shpërndarje droge. Aktiviteti kryhej në zonat e parkingut dhe në një supermarket të vendosur në Via Massarenti.

Sinjalizimi erdhi nga disa qytetarët të shqetësuar dhe stafi i punonjësve. Oficerët e stacionuar atje vunë re një “Ford C-Max”, me ngjyrë gri që hyri në zonë.

Pasi parkoi, shoferi, i njohur tashmë për forcat e ligjit si përdorues droge, telefonoi tregtarin shqiptar, i cili po vinte në këmbë, dhe i shiti drogë në këmbim të parave.

Pasi përfundoi shitjen, tregtari hipi në makinën e blerësit dhe me të arritur në kryqëzimin me Via Castelmerlo, doli, hipi në një biçikletë dhe u largua përgjatë Via Felsina. Oficerët vendosën ta kapnin shqiptarin që u bë agresiv dhe grushtuar efektivët në aksion, që të shpëtonte nga arrestimi.

Madje i riu tentoi t’i merrte edhe pistoletën njërit prej policëve, por pa sukses. Pas një përleshjeje të gjatë dhe të dhunshme, oficerët arritën ta siguronin atë dhe gjatë kontrolleve të mëvonshme, ata gjetën 230 euro në para të gatshme dhe afërsisht 8 gramë kokainë në xhepin e tij të pasmë, sipas autoriteteve.

I riu ishte i skeduar më parë për precedentë të tjerë.