Skip to content

Afera “HUAWEI”, flaket nga puna ministri britanik i Mbrojtjes

106750943 04fbbc17 13fd 400e 9ccd 54c4bd5b6c36

Ministri britanik i Mbrojtjes, Gavin Williamson është shkarkuar nga detyra, pasi akuzohet se zbuloi informacione të klasifikuar si sekret shtetëror.

Williamson u ka dhënë informacion mediave në lidhje me një vendim të qeverisë britanike për t’i lejuar kompanisë kineze të telefonisë “HUAWEI” qasje të kufizuar në ndërtimin e rrjetit 5G të internetit, pavarësisht presionit të Shteteve të Bashkuara.

Qeveria britanike, përmes një njoftimi për shtyp është shprehur se ka humbur besimin ndaj Williamson, një arsye e mjaftueshme që Theresa May të miratoj shkarkimin e tij.

Ndërkohë, Gavin Williamson ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, duke argumentuar se çdo informacion i dhënë prej tij është diskutuar më parë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.