TIRANË- Kryegjyshata Bektashiane mbështet protestën e thirrur të premten në Tiranë, për lirimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Këtë mbështetje e dha vetë Kryegjyshi i Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj, në një deklaratë për mediat.
Në protestën mbarëkombëtare që do të mbahet me 17 tetor në orën 17:00 në Tiranë do të bëhet thirrje për një gjykim të drejtë në Hagë të krerëve të UÇK-së.
Protestë e ngjashme u zhvillua edhe në Hagë më 14 shtator në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara.
Në Gjykatën Speciale në Hagë, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, janë të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza këto, që i kanë mohuar në mënyrë kategorikisht.