Autoriteti Rrugor Shqiptar në koordinim me Policinë e Shtetit ka vendosur të planin e menaxhimit të trafikut në autostradën Tiranë – Durrës, për të mundësuar të rehabilituar nga Vora deri te të gjithë Dajlanit.
Në një njoftim të publikuar në faqen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë thuhet se “sendisur nga situata e trafikut të rënduar në autostradën e Tiranës–Durrës, si pasojë e riparimit në segmentin rrugor Vorë– Ura e Dajlanit Plani i Shtetit, Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH)
Menaxhimi i Trafikut të Me qëllim të vëmendjes së saj dhe garantimit të sigurisë rrugore gjatë gjithë kohës punimeve”.
Sipas këtij plani, duke filluar nga sonte, datë 14 tetor, në orën 23:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit, do të zbatohet bllokimi i përkohshëm i qarkullimit në drejtimin Vorë–Durrës, në këto segmente:
* Vorë – Maminas
* Maminas – Sukth
* Sukth – Fllakë
* Fllakë – Mbikalimi i Shkozetit
* Mbikalimi i Shkozetit – Ura e Dajlanit
Kohëzgjatja e punimeve parashikohet të jetë 1 deri në 2 ditë për çdo segment, në varësi të kushteve atmosferike dhe progresit të punës.
Gjatë orareve të mbylljes së qarkullimit, përdoruesit e rrugës do të duhet të ndjekin rrugën alternative:
Vorë – Maminas – Katër rrugët e Shijakut – Durrës.
Pas përfundimit të punimeve në drejtimin Vorë–Durrës, do të vijojë ndërhyrja edhe në kahun tjetër të autostradës, Ura e Dajlanit – Vorë, duke ndjekur të njëjtin plan pune dhe afat kohor për çdo segment.
ARRSH në njoftimin e saj thekson se ndërhyrja në këtë aks rrugor është e domosdoshme për rehabilitimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së shërbimit për përdoruesit. Institucioni kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, duke i ftuar të përdorin rrugët alternative në oraret e planifikuara të punimeve, për të kontribuar në mbarëvajtjen e procesit.
Në përfundim të ndërhyrjes, autostrada Tiranë–Durrës do të ofrojë një standard më të lartë sigurie dhe komoditeti, duke reduktuar ndjeshëm problematikat aktuale të trafikut dhe amortizimit të shtresave rrugore./T Ch
