Skip to content

Bllokimi i monopatinave elektrike : Qytetarët shkelje ligji , nesër protest para Policisë

policia 1024x555 1

Prej dy ditësh, Policia Rrugore ka nisur një aksion për sekuestrimin e monopatinave elektrike në Tiranë, duke e justifikuar ndërhyrjen me numrin e lartë të aksidenteve të ndodhura me këto mjete.

Ky veprim ka shkaktuar reagime të forta nga qytetarët, të cilët e konsiderojnë sekuestrimin si të paligjshëm dhe të paprecedentë.

Në shenjë reagimi, është njoftuar një protestë për ditën e mërkurë në orën 10:00, përpara Komisariatit të Policisë Rrugore.

Organizatorët u bëjnë thirrje të gjithë pronarëve të monopatinave elektrike që t’i bashkohen protestës për të kërkuar sqarime dhe përgjegjësi institucionale për këtë aksion që ata e cilësojnë të paargumentuar ligjërisht.

Sipas organizatorëve të protestës, me qindra monopatina janë konfiskuar në bazë të një urdhri të shpërndarë vetëm përmes rrjeteve sociale, konkretisht nga një postim i ministres së Brendshme, Albana Koçiu, pa asnjë dokument zyrtar të publikuar nga policia.