Në listën e gjatë të pyetjeve që Tedi Blushi kishte vetëm për Altin Dumanin, ishte dhe ajo mbi çështjen e arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta.
Dumani vendosi t’i përgjigjej duke u kundërpërgjigjur mënyrës së arrestimit, por gjithsesi duke mos marrë, sepse sipas tij, urdhri është ekzekutuar nga ai dhe nuk është kryerja e Prokurorisë.
“Si e vlerëson arrestimin e Ilir Metës?”-pyeti Tedi Blushi kreun e SPAK në Komisionin e Ligjeve.
“Prokurorët e SPAK nuk marrin urdhra as nga Edi Rama dhe as nga askush. Nuk ekzekuton masa sigurimi BKH, ne ja delegojmë policisë së shtetit.Urdhrat e ekzekutimit i bën policia e shtetit.
Kjo është praktikë e përditshme e ndërtuar ndër vite. Nuk ndihem përgjegjës për mënyrën e arrestimit sepse nuk e kam ekzekutuar unë masën edhe pse ajo lë shumë për të dëshiruar dhe jam kundër kësaj mënyre”, u shpreh Dumani.
