Skip to content

Gjendet një granatë ofensive në Kukës, Policia rrethon zonën

Në afërsi të ish- turizmit të ri në Kukës është gjetur një mjet luftarak dyshohet për granatë dore nga një kalimtar i rastit, i cili ka njoftuar policinë.

Pas mbërritjes në vendngjarje, policia ka kufizuar lëvizjen në atë zonë në pritje të ekspertëve të ushtrisë për të bërë të mundur shpërthimin e saj ne me mjete profesionale.

Ende nuk ka asnje informacion nese granata eshte luftarake apo jo, por kjo pritet të përcaktohet nga ekspertët.