Skip to content

Vritet në Stamboll suniti i spikatur iranian

Një disident iranian vdiq në Stamboll pasi u qëllua të martën në mbrëmje ndërsa po përgatitej të kthehej në shtëpi, sipas mediave turke dhe organizatave të të drejtave të njeriut.

Agjencitë private të lajmeve DHA dhe IHA raportuan se Masoud Nazari u sulmua në periferi të Arnavutköy dhe ndërroi jetë nga plagët e marra pak kohë më vonë në spitalin ku ishte dërguar.

Nazari ishte një kurd iranian nga Javanrud, provinca Kermanshah. Sipas organizatës së të drejtave të njeriut Haalvsh, me seli jashtë Iranit, ai ishte i njohur në qarqet fetare, sunite dhe kurde. Haalvsh e përshkroi atë si një kritik të ashpër të teokracisë shiite të Iranit, duke thënë se ai iku nga Irani për në Turqi dhjetë vjet më parë. Një anëtar i familjes së Nazarit, identiteti i të cilit nuk u zbulua, i tha organizatës se ai kishte marrë kërcënime nga shërbimet iraniane të sigurisë.

“Vrasja e Masoud Nazarit është një shembull i ri i sulmeve të synuara të Republikës Islamike ndaj aktivistëve politikë dhe fetarë jashtë vendit”, tha organizata norvegjeze e të drejtave të njeriut Hengaë, e cila specializohet në çështjet që lidhen me rajonet kurde të Iranit.

Sipas mediave turke, autori i vrasjes së Nazarit nuk është arrestuar ende. /tesheshi.com/