Kryetari i grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, sqaroi në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, së PD dhe PS nuk ranë në dakordësi në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve që u mbajt sot, për ngritjen e dy komisioneve të posaçme për Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe asaj territoriale.
Bardhi tha se nuk ka patur asnjë dakordësi nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike mbi dy projektvendimet e propozuara nga grupi parlamentar i PS për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe ngritjen e Komisionit të Reformës Administrative Territoriale.
Demokrati tha se PD ka kërkuar ndryshimin e pikës 3 në projekt vendimin për reformën zgjedhore, e cila kërkon t’i imponojë opozitës partinë e Tom Doshit si parti të opozitës.
“Kemi kërkuar ndryshimin e pikës 3 në projekt vendimin për reformën zgjedhore që kërkon t’i imponojë opozitës partinë e Tom Doshit si parti të të opozitës. Ndërsa grupi parlamentar i PS-së e ka specifikuar se ka 8 anëtarë në Komisionin për Reformën Zgjedhore , formulimi vijues është 8 përfaqësues të PS dhe 8 përfaqësues nga partite e tjera parlamentare.
Nga njëra anë bëjnë sikur japin barazinë në Komision mes mazhorancës dhe opozitës nga ana tjetër na diktojnë se kush është opozita. Kemi kërkuar të ruhet formati i formulimit që ka patur çdo komision i reformës zgjedhore, ku përcaktohen përfaqesues të grupeve parlamentare, pra 8 përfaqësues të grupit parlamentar të PS, 6 përfaqësues të grupit parlamentar të PD-së , 1 perfaqësues i grupit parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe një përfaqësues i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë“, tha Gazment Bardhi.
Lexo edhe: “Nuk duhet të përjashtojmë partitë e vogla nga Reforma Zgjedhore”- Taulant Balla: PD-ja u ka marrë borxh edhe kandidatin për kryetar bashkie, pse mos të përfshihen
Bardhi: Njoftim i rremë i lëshuar nga kryeatri kuvendit lidhur me mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve.
Dua të sqaroj se nuk ka patur asnjë dakordësi nga grupi parlamentar i partisë demokratike mbi dy projektvendimet e propozuara nga grupi parlamentar i PS për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe ngritjen e Komisionit të Reformës Administrative Territoriale.
Ne kemi paraqitur 3 kërkesa me këto 2 projekt vendime, së pari garantimin e barazisë reale me pozitës dhe opozitës dhe konsesusit në vendimmarje në këto komisione, së dyti ftesën dhe angazhimin të ekspertëve të OSBE/ODIHR të këshillit të Europës dhe të komisionit të Venecias në të dyja komisionet dhe së treti për fillimin e punës për reformën zgjedhore duhet të pritet edhe raporti i fundit i OSBE -ODIHR në zgjedhjet e 11 majit.
Kemi kërkuar ndryshimin e pikës 3 në projekt vendimin për reformën zgjedhore që kërkon t’i imponojë opozitës partinë e Tom Doshit si parti të të opozitës. Ndërsa grupi parlamentar i PS-së e ka specifikuar se ka 8 anëtarë në Komisionin për Reformën Zgjedhore , formulimi vijues është 8 përfaqësues të PS dhe 8 përfaqësues nga partite e tjera parlamentare.
Nga njëra anë bëjnë sikur japin barazinë në Komision mes mazhorancës dhe opozitës nga ana tjetër na diktojnë se kush është opozita. Kemi kërkuar të ruhet formati i formulimit që ka patur çdo komision i reformës zgjedhore, ku përcaktohen përfaqesues të grupeve parlamentare, pra 8 përfaqësues të grupit parlamentar të PS, 6 përfaqësues të grupit parlamentar të PD-së , 1 perfaqësues i grupit parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe një përfaqësues i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë.
Lexo edhe: Ngritja e 2 komisioneve të posaçme! “Zgjedhorja” me anëtarë të barabartë mazhorancë-opozitë! PS do të ketë shumicën tek “Territorialja”! Ja çfarë përmbajnë projektvendimet
