Personi në foto është Kamber Sulçaj, autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit italian Edoardo Sarchi në Tepelenë.
Autori Kamber Sulçaj dhe viktima, Edoardo Sarchi
Kamber Sulçaj raportohet se është paraqitur në policinë e Gjirokastrës pas negociatave edhe me avokatin e tij. Me pas ai u mor në pyetje per te hedhur drite mbi ngjarjen e rende qe ndodhi ne 27 shtator
Kamber Sulçaj, autori i vrasjes se biznesmenit italian
NGJARJA
Biznesmeni italian humbi jetën pasi u qëllua për vdekje nga një distancë prej rreth 120 metrash, dyshohet nga Kamber Sulçe.
Sipas dosjes hetimore, motivi i vrasjes ka nisur nga një konflikt banal për dritat e gjata të makinës, mes autorit të dyshuar dhe djalit të ortakut të biznesmenit italian, i identifikuar si Gazmend Braçi.
DESHMIA
Në dëshminë e tij, Gazmend Braçi tregon se pas zënkës me autorin, automjeti i tij mbeti në rrugë për shkak të mungesës së karburantit. Për këtë arsye, ai kërkoi ndihmën e të atit, i cili mbërriti në vendngjarje bashkë me italianin, me dy automjete të ndryshme.
Në atë moment, sipas Braçit, autori filloi të qëllonte nga larg.
“Ai qëllonte në ajër në mënyrë të përsëritur, ndërsa na shante nga distanca. Në një moment nisi të qëllonte në drejtimin tonë dhe ne u shpërndamë. Eduardo shkoi të mbyllte derën e makinës së babit tim, që autori të mos e shihte. Fillimisht mbylli derën e shoferit, pastaj u përkul për të mbyllur derën e pasagjerit, kur u qëllua dhe u godit fatalisht. Ne u shtrimë barkas dhe qëndruam ashtu derisa mbërriti policia”, ka deklaruar ai.
Një tjetër dëshmitar që shoqëronte Braçin u tha hetuesve se sulmi zgjati mbi 20 minuta, me ndërprerje të herëpashershme, duke shtuar frikën dhe panikun mes të pranishmëve.
Të dhënat nga kamerat e sigurisë në zonë dhe dëshmitë e marra në vendngjarje kanë ndihmuar në identifikimin e autorit 48 vjeçar.
Policia dyshon se Kamber Sulçe është ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar, pasi pas krimit ka braktisur mjetin tip Ford, ngjyrë të bardhë, në zonën mes fshatrave Nivicë dhe Bolenë të Vlorës.
