Skip to content

Konferencë në Turqi për një kolos ballkanas

Një konferencë ndërkombëtare kushtuar presidentit të parë të Bosnjës pas rënies së Jugosllavisë, Alija Izetbegoviç, u mbajt në Universitetin Bulent Eçevit në qytetin turk të Zonguldakut, i cili ka një traditë arsimore që daton që nga viti 1924.

Konferenca, e titulluar “Në gjurmët e një udhëheqësi të mençur: Jeta, misioni dhe trashëgimia e Alija Izetbegoviçit”, mblodhi së bashku më shumë se 300 studentë, profesorë universiteti dhe përfaqësues politikë nga disa qytete turke.

Në këtë aktivitet folën Sulejman Ugljanin, një politikan boshnjak me përvojë të gjatë nga Sanxhaku dhe ish-bashkëpunëtor i ngushtë i Alija Izetbegoviç, si Mustafa Karamanyol, ish-këshilltar i Presidentit turk Sulejman Demirel.

Karamanyol ndau përvojën e tij gjatë periudhës së agresionit serb kundër Bosnjës dhe pikëpamjen e tij për Alija Izetbegoviç në momente vendimtare. Si këshilltar i Presidentit turk Sulejman Demirel, ai u mor me Ballkanin dhe pati mundësinë të punonte me Izetbegoviçin.

Ugljanin theksoi rëndësinë e punës së Alija Izetbegoviçit dhe aktivitetet që u zhvilluan për të tërhequr vëmendjen e botës ndaj pozicionit të pafavorshëm të boshnjakëve nga Sanxhaku gjatë viteve të luftës. Ai kujtoi ngjarje të ndryshme nga biografia e Izetbegoviçit dhe rekomandoi që të pranishmit të njihen më mirë me rëndësinë e kësaj figure të madhe, si të mendimit politik e shtetëror e sit ë mendimit fetar, sociologjik e filozofik.

Konferenca në Zonguldak tregoi se figura dhe vepra e Alija Izetbegoviçit vazhdojnë të ngjallin interesin e publikut akademik dhe më të gjerë në Turqi dhe mbeten objekt studimi si një pjesë e rëndësishme e historisë bashkëkohore të Bosnjës dhe rajonit. /tesheshi.com/