Kapet 38-vjeçari në Lezhë pak minuta pas vjedhjes së një automjeti, i gjendet edhe 1 celular i vjedhur në Rinas

Policia e Lezhës ka arrestuar një 38-vjeçar, i cili dyshohet se ka vjedhur një automjet në lagjen “Nënë Tereza” të qytetit.

Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e forcës “Shqiponja” dhe Policia Rrugore ndërhynë menjëherë pas sinjalizimit, duke bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar pak minuta pas ngjarjes.

I arrestuari është L. L., 38 vjeç, banues në Lezhë. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, policia i gjeti edhe një celular të dyshuar si i vjedhur më parë në Rinas.

Vijojnë hetimet për të zbuluar nëse ai është i përfshirë në raste të tjera vjedhjeje.