Skip to content

Lezhë/ 36-vjeçari humbi jetën në ambientin e punës, shpallet në kërkim tekniku i firmës

LEZHË- Një 36-vjeçar humbi jetën tragjikisht ndërsa ishte duke punuar në ambientet e një objekti në ndërtim në Kune-Shëngjin.

36-vjeçari dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e vendit ku do të vendosej ashensori dhe për pasojë humbi jetën.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës.

Lidhur me këtë ngjarje është shpallur në kërkim 52-vjeçari, drejtuesi teknik i firmës që po kryente punimet 36-vjeçari.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të këtij rasti.