Skip to content

Kultivimi i bimëve mjekësore/ Fier, plantacione me dafinë organike, hithër e sherebelë

bime mjekesore fier

Megjithëse kërkojnë kushte të veçanta klimatike në Myzeqe dhe Mallakastër po kultivohen bimë mjekësore.

Rreth 46 hektar sipas drejtorisë së Bujqësisë në Fier janë mbjellë me dafinë organike, hithër e sherebelë. Sipas agronomëve bimët mjekësore  janë një investim fitimprurës.

Me aplikimin e metodave biologjike për luftimin e sëmundjeve në vend të pesticideve bimët mjekësore sipas agronomëve po japin rendiment edhe në ato zona që mendoheshin të papërshtatshme.

Fermerët në Divjakë dhe Mallakastër që i kultivojnë prej rreth 5 vitesh tashmë po shtojnë sipërfaqet.