Skip to content

Klinika dentare, evazion dhe shërbim me produkte të skaduara/ Arrestohet administratori turk, tre të tjerë në hetim

TIRANË- Një klinikë dentare në zonën e “Don Bosko”, kryente evazion fiskal dhe shërbente me produkte të skaduara.

Nga kontrolli në ambientet e klinikës u gjetën dhe u sekuestruan 300 shishe me produkte (shumica, të skaduara), me vlerë rreth 100 000 euro, për të cilat nuk disponoheshin fatura zhdoganimi, si dhe mandate të pafiskalizuara.

Autoritetet kanë arrestuar administratorin e klinikës, (shtetas turk), ndërsa është vënë në hetim koordinatorja e subjektit dhe dy laborantë.

Aktualisht vijojnë  hetimet për të përcaktuar dëmin ekonomik që i është  shkaktuar shtetit, si pasojë e shmangies së detyrimeve tatimore nga ky subjekt.