Skip to content

Aksi Korçë-Dardhë më i sigurt, investohet për sinjalistikë të re

Në aksi rrugor Korçë-Dardhë po investohet për të rritur keshtu paramertat e sigurisë rrugore në një prej rrugëve më të veshtira në të gjithë juglindjen. Aks që bëhet i veshtirë për shkak të lartësisë që në majë të Bigllës shkon deri në 1620 metër.

 

Ndaj për të rritur sigurinë po punohet për të vendosur sinjalistikën e plotë horizontale dhe vertikale në të gjithë aksin rrugor.Prej një jave ka nisur të zbatohet financimi prej 10 milion lekë nga buxheti i shtetit nëpërmjet Autoritetit Rrugor Shqiptar.

 

Drejtor i ARSH, për rajonin e Korçës, Gentian Pere thotë se  po kryhet për herë të parë ky investim kaq i plotë për rritjen e sigurisë rrugore në rrugën drejt fshatit të njohur turistik, fshat që në të gjitha stinët e vitit frekuentohet nga turistë vendas dhë të huaj.

 

Në gjithë gjatësinë prej 14 kilometrash do të vendosen tabela vertikale dhe do të kryhet vijëzimi i rrugës. Më kryesorja është se do të vendosen parmakë metalikë anash rrugës duke rritur ndjeshëm sigurinë e rrugës në zonat e pjerrëta të saj dhe shmangur rrezikun e aksidenteve është i madh në vecanti në dimër kur dhe trashësia e borës shkon mbi 1 metër.