Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj, ka shprehur mirënjohjen ndaj qytetarëve për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë ditëve të para të fushatës.

Përmes një postimi në Instagram, Binaj u tregua i përulur dhe falënderues për mesazhet dhe përkrahjen që ka marrë, duke theksuar se është i vetëdijshëm për problemet e shumta që përballin qytetarët e kryeqytetit çdo ditë.

“Faleminderit nga zemra për suportin e shfaqur këto ditë! Ju ftoj të më shkruani,” shkruan Binaj, duke vendosur në dispozicion numrin e tij personal dhe emailin për këdo që dëshiron të ndajë shqetësime apo ide.

Me këtë gjest, ai shprehu gatishmërinë për të dëgjuar qytetarët drejtpërdrejt, duke u pozicionuar si një alternativë e afërt dhe transparente në garën për Tiranën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re