Skip to content

Përfshihet nga flakët banesa në Maliq, vdesin nga asfiksia nëna dhe djali 14-vjeçar

Një zjarr ka përfshirë një banesë në Maliq të Korçës, brenda së cilës ndodheshin nëna 40-vjeçare me dy fëmijët e saj. Ndërrojnë jetë nëna Merjeme Azisllari dhe djali Luka Azisllari. Djali 14-vjeçar u dërgua për në spital por nuk ka mundur të mbijetojë. Femija tjeter 6-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë.

“Rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. A.

Si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë për ndihmë shëndetësore në spital shtetasja M. A. dhe dy fëmijët e saj të mitur, 14 dhe 6 vjeç.