Skip to content

Video/ Dita e 6-të e grevës së urisë, punonjësi i “Bankers” humb ndjenjat. Momente paniku në Marinzë

Progetto senza titolo 6

Humb ndjenjat në ambientet e jashtme të sindikatës të sektorit hidrokarbur në Marinzë, një prej punonjësve të “ Bankers” i cili i është bashkuar grevës me bojkot pune.

Josif Lino , me pozicionin mekanik pasi ka humbur ndjenjat është transportuar drejt qëndrës shëndetësore të kompanisë ku i është dhënë ndihma e duhur mjekësore .

Në ditën e 6-të të grevês së urisë , jo vetëm 10 anëtarët e këshillit sindikal kanë patur përkeqësim të gjëndjes shëndetësore, por tensioni dhe pritja e një zgjidhjeje konkrete po dëmton edhe punonjësit e fushës naftëmbajtëse që kanë bojkotuar punën dhe po vijojnë pa ndërprerje solidarizimin jashtë ambienteve të zyrës .