
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur rreth orës 15:33 në lagjen nr. 2 të qytetit të Kukësit. Një 49-vjeçar, me inicialet K. Sh., dyshohet se ka derdhur benzinë brenda një dyqani të një kompanie celulare dhe u ka kërkuar punonjësve dhe klientëve të dalin menjëherë jashtë.
Policia ka ndërhyrë me shpejtësi dhe ka arritur të neutralizojë autorin, duke e shoqëruar në Komisariatin e Kukësit për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për të sqaruar motivet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa deri tani nuk raportohet për të lënduar.
Njoftimi i policisë:
Kukës/Informacion paraprak
Rreth orës 15:33, në lagjen nr 2, në një dyqan të një kompanie celulare, shtetasi K. Sh., 49 vjeç, banues në Kukës, dyshohet se ka derdhur një sasi benzine dhe u ka bërë thirrje punonjësve dhe klientëve të dalin jashtë.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat bënë të mundur neutralizimin e shtetasit dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme procedurale.