Skip to content

Aksident në Fier-Levan/ Makina përplaset me motomjetin, një person i plagosur

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së martës në aksin Fier- Levan, në vendin e quajtur “ Kthesa e Azotikut”.

Një automjet “ është përplasur me një motomjet dhe për pasojë drejtuesi i motomjetit ka mbetur i plagosur.

Ai është transportuar drejt spitalit Rajonal Fier ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidedentit.